Përgjegjshmëria Sociale e Korporates

Arsimi

Edukimi Sipërmarrës
Me ndihmën e ekspertëve tanë të zhvillimit të biznesit, krijojmë programe mentorimi që ofrojnë arsim dhe burime për sipërmarrësit aspirantë, duke nxitur rritjen ekonomike lokale.

Edukimi Profesional
Nxisim dhe mbështesim profesione të ndryshme, duke mentoruar të rinjtë që të ndjekin karriera në përputhje me kërkesat aktuale të tregut.

Angazhimi Social

Përkushtohemi në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimin e komunitetit përmes filantropisë dhe nismave që trajtojnë çështjet sociale, duke rritur mirëqenien e komunitetit.

Në prag të festave tl fundivitit 2024, Kastrati Group i kushtoi vëmendje shtëpive që kanë më shumë nevojë, duke u plotësuar disa nevoja që kushtet e tyre të jenë sa më komode.

Art dhe Kulturë

Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore
Nxisim nismat që mbrojnë dhe promovojnë artet, trashëgiminë kulturore dhe traditat lokale.

Projektet Artistike
Sponsorizojmë dhe promovojmë nisma, ngjarje dhe aktivitete artistike që rrisin pasurinë kulturore të shoqërisë.

Mjedisi

Zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme praktika miqësore me mjedisin dhe ndërmarrim veprime për të minimizuar sa më shumë impaktin tonë në natyrë.
Investimet tona janë të përqendruara në teknologjitë që nxisin inovacionin dhe ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për mjedisin.

Vullnetarizmi i Punonjësve

Inkurajojmë në mënyrë të vazhdueshme punonjësit tanë që të përfshihen në aktivitetet e komunitetit duke ofruar kontributin e tyre vullnetar përmes opsioneve të ndryshme.