Rreth nesh
Nxisim inovacion dhe besim në të gjitha industritë që prej vitit 1991
FJALA E PRESIDENTIT
Shefqet Kastrati – Themelues dhe President i Kastrati Group
Misioni i Kastrati Group qē në fillimet tona ishte I qartë: të rrisnim investimet, të krijonim ndikim pozitiv në ekonominë e vendit dhe sa më shumë mundësi punësimi. Ky vizion na ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tonë, nga fillimi deri në ditët e sotme, ku Kastrati Group numëron disa sipërmarrje të suksesshme në industritë e infrastrukturës, sigurimeve, energjisë, hidrokarbureve, ndërtimit dhe shitjes me pakicë.
Personalisht jam shume krenar për ekipin e përkushtuar me mbi 4000 punonjës të cilët kontribojnë me talentin dhe dedikimin e e tyre në misionin tonë të përbashkët. Këta janë njerëzit që cdo ditë çojnë përpara vizionin tonë, ndaj në Kastrati Group u ofrojmë mundësi të shumta zhvillimi në karrierë përmes trajnimeve profesionale dhe promovimeve.
Ne kemi plane të rritemi edhe më shumë, në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe jemi në kërkim të vazhdueshëm të mundësive për të modernizuar industritë ku operojmë. Investimet tona sjellin rezultate transformuese dhe shembulli më konkret është investimi ynë strategjik në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Nëpërmjet kësaj nisme, ne jo vetëm po e ekspozojmë aviacionin shqiptar si rast suksesi botëror, por edhe po ndikojmë në rritjen e jashtëzakonshme të turizmit në vend.
Udhëtimi ynë është I gjatë dhe teksa shohim nga e ardhmja ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj përsosmërisë, inovacionit dhe vlerave që na kanë udhëhequr deri tani. Ne do të vazhdojmë të ndikojmë pozitivisht në Shqipëri, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social. Përmes partneriteteve dhe kontributit aktiv, Kastrati Group do të mbetet një aktor kryesor në shoqëri, për të përmirësuar jetën e komuniteteve ku operon si edhe duke ruajtur standartet më të larta të politikave ambjentale. Ne po krijojmë një markë shqiptare të investimeve që të përcjellë përsosmëri edhe përtej kufijve, duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.
HISTORIKU JONË
STRATEGJIA
Misioni Ynë
Duke theksuar avantazhet e menaxhimit të një portofoli të larmishëm në industri të ndryshme, ne promovojmë stabilitetin dhe ulim në mënyrë efektive risqet.
Vizioni Ynë
Ne jemi të përkushtuar të zhvillojmë një kulturë inovacioni në të gjitha industritë, duke siguruar që të mbetemi të parët në tendencat e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe zhvillimet teknologjike.
Vlerat tona
Transparenca
Praktikat etike
Krijimi i vlerës së palëve të interesuara
Qëndrueshmëri afatgjatë
PARTNERITETI
Kastrati është një grup kompanish shqiptare, i themeluar në vitin 1991. Me aktivitet në më shumë se 6 industri kryesore dhe mbi 4000 mijë punonjës, renditet ndër kompanitë më të mëdha në treg, duke kontribuar edhe në ekonominë e vendit. Kastrati Group ka filluar aktivitetin e tij fillimisht në industrinë e hidrokarbureve duke u pasuar nga iniciativa të tjera të rëndësishme edhe në sektorë të tjerë, duke përfshirë sigurimet, ndërtimin dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme, zhvillimin e infrastrukturës, turizmin, hotelerinë, si dhe shitjen e automobilave.
Kastrati Group ka ndërtuar një reputacion të fortë si një partner biznesi i besueshëm, duke ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime me cilësi të lartë. Kompania është e përkushtuar ndaj nxitjes së ideve të reja, krijimit të partneriteteve të shkëlqyera dhe kontributit në komunitetet në të cilat operon.