Hoteleri – Turizëm

Zhvillim dhe Menaxhim i Destinacioneve Premium

DUA HOTEL Miami

Me kapacitet 124 dhoma, një eksperiencë të rafinuar të ngrënies, një sallë pritjeje tërheqëse, pajisje fitnesi të teknologjisë së fundit, me SPA dhe hapësira të mëdha eventesh, DUA Hotel Miami simbolizon sofistikimin dhe luksin. I vendosur në lagjen Brickell Miami, hoteli prezantohet me pishinën më të madhe në zonë, duke u ofruar mysafirëve një oaz të vërtetë relaksi.

Adresa
Miami Brickell District,
Miami, Florida

Hyatt Regency Tirana

Filiali Hyatt, një zinxhir prestigjioz hotelesh me 5 yje, ka hyrë në një marrëveshje menaxhimi me Kastrati Hotels & Tower për hotelin e parë të brandit Hyatt në Shqipëri që pritet të hapet në vitin 2026.  Ky zhvillim i ri i në hoteleri do të jetë një pikë referimi për turizmin elitar të biznesit në Shqipëri.

Adresa
Sheshi Italia, 1000,
Tirana, Albania

Website
www.hyattregencytirana.al

Hilton Hotel Tirana

Hilton Hotel do të sjellë një koncept tërësisht të ri me 174 dhoma në zemër të kryeqytetit shqiptar, duke përfshirë suita, si dhe një sallë pritjeje ekzekutive e hapësira të gjëra për takime dhe evente. Përveç SPA, pishinës së jashtme e të brëndshme, qendrës së fitnesit, ky hotel do të ketë një tarracë të projektuar në harmoni me mjedisin. Vecanti e këtij hoteli do të jetë salla e pritjeve me pamje të parkut rreth liqenit artificial.

Adresa
Sheshi Italia, 1000,
Tirana, Albania

Hotel Continental

Kastrati Hotel & Towers është zotëruesi dhe operatori i Hotel Continental, i cili ofron sallën më të madhe të banketeve dhe eventeve në Tiranë.
Në këtë resort ofrohet një numër sallash për konferenca, evente luksoze, SPA, pishinë të brendshme dhe të jashtme dhe shërbime të tjera.

Adresa
Vore, Albania