Infrastrukturë

Transformojmë të ardhmen, Infrastrukturë inovator, Cilësi e pakrahasueshme

Aeroporti Nderkombëtar i Tiranës (TIA)

TIA është aeroporti i parë, më i madh dhe i vetmi funksional në Shqipëri. Që nga dhjetori 2020, Kastrati Group zotëron 100% të kapitalit aksionar të TIA. Me mbi 1000 punonjës, 120 million € investime deri në 2024 si dhe mbi 8 million pasagjerë derin ne muajin Shtator 2024.

Misioni i TIA është t’i ofrojë Shqipërisë një strukturë prestigjioze të aviacionit ndërkombëtar, duke ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe të klasit të parë për pasagjerët dhe linjat ajrore.

Adresa
Rruga “Nënë Tereza“,
Rinas, 1504, Albania

KST Advertising

KST është një kompani infrastrukturore dhe reklamuese që ofron një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh të dedikuara për ndërtimin e infrastrukturës, reklamimin dhe promovimin e brendshëm dhe të jashtëm si: ndërtimi metalik, zhvillimi i infrastrukturës, tabelat dhe sinjalistika reklamuese, markimi i pompave të benzinës, skenografi dhe ekspozita. Kompania është themeluar në vitin 2015 dhe që atëherë është bërë lider në reklamat e jashtme dhe infrastrukturën. Produktet e përdorura furnizohen nga kompanitë më të mira në Gjermani, Itali dhe Turqi.

Adresa
Lagjia Nr.14, Rruga
“Haziz Shkupi“, Shkozet,
Durrës,Albania

Porti MBM

Porti MBM në Porto Romano, Durrës, është porti më i madh hidrokarbureve në Shqipëri. Nëpërmjet angazhimit për të qenë sa më afër klientëve ky port mundëson shërbime cilësore me standarte shumë të larta. Porti MBM përpunon dhe transferon mbi 1.5 milion ton produkte nafte në vit.

Adresa
Rruga “Shën Pali“,
Porto Romano, Durrës, Albania

Koncesioni i Autostradës Shqiptare

Kastrati Group sh.a në partneritet prej 50% themeloi në vitin 2016 shoqërinë koncesionare ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION e cila do të operojë për një kontratë koncesioni 30 vjeçare me Qeverinë e Shqipërisë.
Operacionet e koncesionit të Autostradës Milot-Morinë përfshijnë: ndërtimin dhe përmirësimin e kryqëzimeve, urave dhe rrugëve, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e autostradës, operimin e tunelit të Thirrë – Kalimash, funksionimin e stacionit të parë me pagesë në Shqipëri.

Adresa
Rruga “Bilal Sina“,
Njësia Nr.3,
Farkë, Tirana, Albania

Website
www.ahc.al