Themeluesi dhe Presidenti i Kastrati Group, Z. Shefqet Kastrati, u shpall sipërmarrësi i vitit për vitin 2024. Përmes sondazhit vjetor të zhvilluar nga Business Mag. Z. Kastrati është votuar mes shumë biznesmenëve të suksesshëm në Shqipëri, për ngritjen e bizneseve të suksesshme që kanë kontribut të jashtëzakonshëm në mjedisin e biznesit dhe në ekonominë e vendit.

Gjithashtu, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një prej kompanive më të suksesshme nën menaxhimin e Kastrati Group shënoi arritje të rëndësishme këtë fundivt, duke u vlerësuar me çmimin e mirënjohjes nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ministrja e turizmit dhe mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Znj. Belinda Balluku, duke i njohur kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri.
Një tjetër çmim prestigjioz iu dha përsëri Aeroportit Ndëkombëtar të Tiranës nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, pasi TIA u shpall aeroporti më i rëndësishëm në rajon, për vitin 2024. CCIT Awards (Creative and Cultural Industries Technology Awards) është një iniciativë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë që njofton dhe nderon arritjet në fushën e teknologjisë, krijimtarisë dhe industrive kulturore.
Këto çmime janë një nxitje për Kastrati Group, për të vazhduar të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vend, veçanërisht në turizëm dhe aviacionin civil.