Investimet e Kastrati Group në Aeroport, premtojnë mundësi dhe destinacione të reja’ – Michaerl O’Leary, Drejtor i Përgjithshëm i Grupit Ryanair

Drejtori i Përgjithsëm i Grupit Ryanair, Michael O’Leary dhe Drejtori Operacional i Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, në Aeoportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë ku prezantuan planet e zhvillimit të aeroportit dhe linjat e reja të Ryanair.

Ryanair do të shtojë disa destinacione të reja në verën e këtij viti, si Bari, Birmingam, Bristol, Marsejë, Vienë, Budapest. Së bashku me linjat ekzistuese, Ryanair do të numërojë 22 destinacione.

Ai shtoi se për vitin 2022 synohet që të arrihet një shifër rekord prej 4.9 milionë pasagjerë që do të kalojmë përmes Rinasit.

Kastrati: Gjithçka filloi kur vendosëm që të blejmë aeroportin nga kinezët në vitin 2020. Vitin 2020 u mbyll me 1.3 milionë pasagjerë. Pavarësisht se me pandemi gjithçka dukej e zymtë, Kastrati Group pa potencialin e këtij aeroporti dhe mbarë Shqipërisë. Sapo morën këtë aeroport ulëm çmimet dhe afruam kompanitë low cost. Pas një 1.5 vitesh TIA ka bërë një transformim duke u reflektuar nga numri i pasagjerëve. Sot kemi linja direkte për 66 destinacioneve nga 31 që kishim para pandemisë. Parashikojmë që vitin 2022 ta mbyllim me 4.9 milionë pasagjerë.

Për zëvendës presidentin e Hayatt Hotels Corporation bashkëpumimi do të jetë një histori suksesi.

“Në emër të Hayatt unë do doja të premtoja se kur të hapet ky hotel si Hayat Regency ne do ta bëjmë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën jo vetëm për turizmin e Shqipërisë por dhe për miqtë tanë që do të punojnë me ne.” – u shpreh zv/President i Hyatt Hotels Corporation, z. Aoyama Takuya

Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Edi Rama dhe ministri i turizimit Blendi Klosi u shprehën se brende të rëndësishme përbëjnë një vlerë të shtuar për Shqipërinë.