Grupi aksioner më i madh në vend,“ Kastrati Group” zyrtarizon blerjen e koncesionit të aeroportit të Rinasit.
Marrëveshja midis “Kastrati Group SH.A” dhe “Real Fortress Private Limited ” u nënshkrua më 1 dhjetor dhe u rregjistrua më 28 dhjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Kastrati Group në total do të paguajë 71 milionë Euro nëpërmjet dy kësteve.
Fillimisht Kastrati ka kryer një pagesë fillestare për shpërblimin e aksioneve dhe për aktin e transferimit, në shumën e 15 milionë Eurove. Më pas janë paguar 56 milionë Euro për të mbyllur marrëveshjen.
Kompania e shërbimeve financiare me pronësi shtetërore, ”China Everbright Group”, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, i bleu për 20 vite të drejtat koncensionare të Tirana International Airport (TIA) në 2016-ën tre aksionerëve, për 82.25 milionë Euro.
Tre kompanitë aksionere që nënshkruan kontratën e koncesionit me qeverinë shqiptare në vitin 2004 ishin “DEG-Deutsche investitions-und Entwicklungsgesellschaft”, “Albanian-American Enterprise Fund dhe AviAlliance GmbH“.
Për zëvendës presidentin e hayatt Hotels Corporation bashkëpumimi do të jetë një histori suksesi.
Në vitin 2016, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me shoqërinë koncesionare TIA, e cila më parë njihej si “Tirana Airport Partners” duke hequr klauzolën e ekskluzivitetit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit.
Nënshkrimi i ndryshimit të marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë, duke shtyrë me dy vite afatin për përfundimin e kontratës. Në shkëmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit kontrata u shty duke e çuar afatin e ri në vitin 2027.
Në 2019-ën, aeroporti i Rinasit ishte një nga korporatat më fitimprurëse në vend, me një normë fitimi që arrinte deri në 50%.
Duke bazuar në marrëveshjen e Koncesionit, nëse do të vihet në funksion dhe aeroporti i i Vlorës, tenderi i së cilës është shtyre disa herë, TIA mund ta shtyjë marëveshjen me dy vite e gjysëm të tjera. Nuk dihet ende nëse mund të ketë një shtyrje tjetër të afateve pas marrjes së koncesionit nga “Kastrati Group”.