Me mbi 750 hotele në më shumë se 55 shtete vjen në Shqipëri, një ndër emrat prestigjiozë, Hyatt, një nga brand-et më të suksesshme ndërkombëtare në menaxhimin e hoteleve luksoze. Marrëveshja e nënshkruar mes Mak Albania dhe Hyatt shënon fillimin e një faze të re investimi që do zgjasë dy vite dhe do ta kthejë strukturën ekzistuese në hotel me 5 yje me 151 dhoma dhe sallën më të madhe të konferencave në vend.Fakti që një tjetër brand prestigjoz ka zgjedhur Grupin Kastrati si partner, sipas Zv/Presidentit të Kastrati Group z.Leonard Kastrati është një dëshmi e suksesit, dhe tregon vleresimin e investitorëve ndërkombëtarë .
“Me vizionin e qartë për të kontribuar në të ardhmen e turizmit shqiptar, Kastrati Group hyn në një marrëveshje menaxhimi me Hyatt Hotels Corporation, një garanci më shumë për vazhdimësinë dhe suksesin e deritanishëm të këtij hoteli, dhe sigurisht një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe turizmin në veçanti. Hoteli do të quhet “Hyatt Regency and Residences Tirana” dhe do të vazhdojë të ruajë të njëjtin profil shërbimesh, por duke i shtuar sektorit të turizmit elitar shqiptar një vlerë të munguar ndër vite.” -u shpreh Leonard Kastrati, zv President i Kastrati Grup.
Për zëvendës presidentin e hayatt Hotels Corporation bashkëpumimi do të jetë një histori suksesi.
“Në emër të hayatt unë do doja të premtoja se kur të hapet ky hotel si hayat Regency ne do ta bëjmë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën jo vetëm për turizmin e Shqipërisë por dhe për miqtë tanë që do të punojnë me ne.” – u shpreh zv/President i Hyatt Hotels Corporation, z. Aoyama Takuya
Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Edi Rama dhe ministri i turizimit Blendi Klosi u shprehën se brende të rëndësishme përbëjnë një vlerë të shtuar për Shqipërinë.
“Kjo përbën dhe një vlerë të shtuar në imazhin e vëndit dhe imzhi në fuqizimin e kësaj industrie dhe rritjen e fluksit të turistëve është themelor dhe kjo firmë sot do të ketë një impact të rëndësishëm dhe konsiderueshëm pa llogaritur vlerën e shtuar që do të sjellë investimi që do të bëhet pasi nuk bëhet fjalë vetëm investim emir por dhe transformues në këtë territor që do ti jap tiranës një tjetër pol atraksioni kombinuar me stadiumin e ri dhe të gjithë zonën rreth e rrotull.”-tha Rama
“Brendet do të ndihmojnë jo vetëm poseiduesit e tyre por dhe të gjithë destinacionin tonë për të realizuar në Shqipëri një biznes të vërtetë që sjell punësim ekonomi dhe fitim për të gjithë së bashku.Jemi në këtë ceremoni kur ky hotel icon vjen në shqipëri me një menaxhim dhe investim të ri falë vizionit dhe urtësis largpamësisë së Kastrati Grup.” -theksoi Klosi
Kastrati Group i themeluar në vitin 1991, operon në mbi 12 sektorë të ndryshëm biznesi, punëson mbi 3’000 profesionistë dhe njihet bindshëm si një partner i besuar biznesi në Shqipëri, rajon e më gjerë. Ndër zhvillimet strategjike të reja të Grupit vecojme investimet në sektorin e hotelerisë dhe turizmit elitar.