Kastrati arriti të bëhet një markë me reputacion duke mbështetur përpjekjet për cilësi dhe përsosmëri. Këto 30 vitet e fundit kompanitë KASTRATI janë zhvilluar shumë me një rritje të pa hasur më parë në Shqipëri duke ofruar produkte dhe shërbime me cilësi të lartë, duke investuar në burime njerëzore dhe duke krijuar partneritet ndërkombëtarë të klasit të parë.
Me qëndrueshmëri dhe fokus në inovacion, ne hapim rrugën drejt krijimit të vlerës për të gjithë aktorët tanë dhe nderojmë vizionin tonë: të bëhemi lider në çdo industri ku operojmë. Ne jemi gjithashtu të udhëhequr nga motoja jonë: të qenit partneri të cilit mund t'i besoni dhe në në të njëjtën kohë kontribues kryesor i komunitetit tonë.
Shpresoj se ky prezantim do t'ju ofrojë informacionin e nevojshëm se kush jemi dhe vlerat themelore që drejtojnë punën tonë. Faleminderit për interesimin tuaj në KASTRATI GROUP.
SHEFQET KASTRATI
Themelues, PRESIDENT, GRUP KASTRATI