logo14

Projekti ynë Hyatt Regency Tirana


Filiali Hyatt, një zinxhir prestigjioz hotelesh me 5 yje, ka lidhur një marrëveshje menaxhimi me Kastrati Hotels & Tower për hotelin e parë të markës Hyatt në Shqipëri. Hyatt Regency Tirana me 260 dhoma pritet të hapet në fund të vitit 2023.

Hyatt Regency Tirana do të jete hoteli i pestë Hyatt Regency në Evropën Juglindore, duke iu bashkuar Hyatt Regency Thessaloniki dhe Hyatt Regency Beograd, së bashku me Hyatt Regency Sofia dhe Hyatt Regency Zadar të ndertuar vite më parë. Ky zhvillim i ri i mikpritjes do të jetë një pikë referimi për turizmin elitar të biznesit në Shqipëri.

Rreth Kompanise

Adresa

Sheshi Italia, 1000, Tirana, Albania